PËR TA DËSHMUAR PAFAJËSINË E TIJ, OSMANI PARASHTROI DOKUMENTE NË PPS

0

 

Zv.kryeministri, Bujar Osmani, i cili është nën hetimin e PPS-së, në rastin “Pacienti”, informoi se këtë mëngjes ka dorëzuar dokumentacion në prokurori, E cila, siç tha ai, do ta dëshmojë pafajësinë e tij. Ai ka pritur që të thirret në bisedë informative në procedurë parahetimore para se emri i tij të plasohet në opinion. Në rastin “Pacienti” ekziston dyshim bazë se në vitin 2010, katër të dyshuarit, Fatmir Avmedovski, Betim Llamallari, Mensur Ibrahimi dhe Zhaklina Çagoroska, si persona përgjegjës – kryetar dhe anëtar të Komisionit për furnizime publike pranë Ministrinë së Shëndetësisë së R. Maqedonisë, gjatë kryerjes së furnizimit publik për punët ndërtimore në më shumë Institucione publike shëndetësore nëpër Maqedoni, kanë dorëzuar propozim joligjor për zgjedhjen e ofertës më të volitshme. I dyshuari Bujar Osmani, si ministër i shëndetësisë, në vend që të refuzoj propozimin e Komisionit, ka sjellë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme të kompanisë GBS-Bllagoevgrad – Republika e Bullgarisë.

 

Nga ana e PPS-së, pati qasje pozitive se materialet e marra paraqesin kthesë dhe impuls të rëndësishëm në hetim dhe se së shpejti i njëjti do të rrumbullakoset. Jam i bindur se do të vërtetohet se nuk ka punë joligjore,tha Bujar Osmani  Zv.kryeministër  për çështje evropiane.