Për suksesin historik të Prishtinës shkruan FIBA Europe Cup

0

Klubi Z Mobile Prishtina arriti fitore të madhe

Klubi basketbollistik Z Moblie Prishtina mbrëmë ka mundur Pınar Karşıyaka në xhiron e fundit të Grupit I të fazës së dytë me rezultat përfundimtar 82:78.

Kjo fitore i ka siguruar skuadrës së Prishtinës që të kualifikohet në fazën e tretë në FIBA Europe Cup. Z Mobile Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen historike në mesin e 16 skuadrave më të mira nga pozitat e treta.

Për këtë fitore historikë të Z Mobile Prishtinës ka shkruar edhe FIBA Europe Cup në Twitter, me ç’rast i ka përgëzuar lojtarët.

“Ndjenja kur kualifikoheni në play-off për herë të parë”, është mbishkrimi i faqes FIBA Europe Cup.

 

Me të përfunduar loja, një numër i madh i tifozëve u futën në fushë për të festuar  bashkë me lojtarët fitoren e tyre të madhe. /21Media  

.