PËR DY ORË E BLLOKUAR HYRJA E STRUMICËS, PROTESTË KUNDËR MINIERËS PËR BAKËR DHE AR “ILLOVICA SHTUKA”

0

Aktivistë të shoqatës “Kodër e shëndetshme” dhe nga disa organizata tjera ekologjike nga juglindja e vendit, bllokuan hyrjen e Strumicës për dy orë në shenjë revolte për ndërtimin e minierës për bakër dhe ar “Illovica Shtuka”. Aktivistët kërkuan që qeveria t’ia marr koncesionin Euromax resources dhe të miratojnë ndryshime në Ligjin për lëndët e para minerale, që të parandalohet shfrytëzimi i cianidit dhe acidit sulfurik.

“Në vitin 2016 u skadoi afati për sigurimin e të gjitha dokumenteve për fillimin e punës së minierës. Ata nuk e kanë dokumentacionin e nevojshëm dhe tashmë dy vjet manipulojnë edhe me pushtetin edhe me opinionin publik. Kuvendi, përkatësisht deputetët përfundimisht do të duhet të sjellin vendim për Ligjin për lëndët e para minerale, ta vendosin në rend të ditës dhe t’i votojnë ndryshimet me çka këto ndryshime ligjore do të kontribuonin për t’i mbrojtur qytetarët nga cianidi dhe acidi sulfurik”, tha Stojan Vellkov, aktivist.

“Me një fjalë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u anulua vendimi i Këshillit të Komunës së Gjevgjelisë për shpalljen e referendumit kundër “Minierave të vdekjes”, për ne është skandaloz”, tha Angell Nakov, Shpëtim për Gjevgjelinë.

Në deklaratë në formë të shkruar nga Euromax resources, thonë se i mbështesin të gjithë shoqatat joqeveritare dhe aktivitetet e organizuara në përputhje me rregullat ligjore të vendit.

“Përshëndesim çdo aktivitet i cili ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit jetësor dhe shëndetin e njerëzve. Por, sipas nesh, kjo nuk duhet të jetë në llogari të mirëqenies dhe prosperitetit të bashkësisë lokale. Euromax resources nuk ka qenë e kontaktuar për ngjarjen e sotme në Strumicë, e organizuar nga OJQ-të lokale dhe Euromax resources nuk angazhohet për promovimin apo parandalimin e së njëjtës”, nga Euromax Resources.

Nga Shoqata “Kodër e shëndetshme” thonë se edhe më tej do të vazhdojnë me aktivitete derisa, siç thonë, nuk stopohen minierat e vdekjes.

Përgatiti: Katerina Dafçeva