PAUL POGBA PRITET TË RIKTHEHET NË JUVENTUS

0

Ai dëshiron të largohet nga Manchester United

Paul Pogba dëshiron që pas dy viteve të largohet nga Manchester United për t’u kthyer në Itali te Juventusi.

Mesfushori francez nuk është i lumtur me Jose Mourinhon tek United dhe po mendon largimin.

Sipas “Tuttosport”, Pogba ka shprehur dëshiron që gjatë kësaj vere të kthehet në Itali te skuadra e Juventusit, ku luajti për katër sezone.

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventusi, ka bindur edhe më shumë francezin për kthimin në Itali.

Pogba po ashtu ishte kapur gjatë festimeve në Kupën e Botës duke bërë shaka me mesfushorin e Juventusit, Blaise Matuidi, i cili e pyet nëse do të kthehej në “Allianz Stadium”.

Pogba ishte përgjigjur: “Ahhhh, Zonja e Vjetër, Zonja e Vjetër”.