PASTORI AMERIKAN NË GJYQ NË TURQI, AKUZOHET PËR PËRFSHIRJE NË RRJETIN E GYLENIT

0

Një pastor amerikan është paraqitur sot nj një gjykatë në Turqi, ku ka mohuar akuzat se ka ndihmuar një organizate terroriste, në një rast që ka trazuar marrëdhiniet Turqi-SHBA.

Endru Bransën akuzohet se e ka ndihmuar një grup të udhëhequr nga Fejtullah Gyleni, predikuesi mysliman në mërgim, të cilin autoritetet turke e akuzojnë se qëndron pas grusht shtetit të dështuar të 2016-ës në Turqi. Bransën i cili drejton një kishë protestante në qytetin turk të Izmirit, është arrestuar në tetor të 2016-ës. Nëse dënohet, ai përballet me deri në 35 vjet burgim. Bransën 50 vjeçar, pastor me prejardhje nga Karolina Veriore, është paraqitur sot në gjykatë në ditën e parë të gjyqit ndaj tij, ndërkohë që të pranishëm në këtë seancë ishin edhe Sem Brounbek ambasadori amerikan për liritë fetare dhe senatori amerikan Tom Tillis.

Avokati i Bransonit Çem Halavurt I ka quajtur akuzat krehtësisht të pabazuara duke thënë se ato mbështeten në dëshminë e informatërëve të fshehtë.

Bransën I cili jeton në Turqi prej 23 vitesh, është një ndër personat e shumtë të përfshirë në goditjen masive të presidentit turk Rexhep Taip Erdoan ndaj të gjithë të dyshuarve për bashkëpunim me rrjetin e Gylenit në orkestrimin e grusht shtetit të dështuar të 2016-ës në Turqi.