PAS SHTATË NDESHJEVE PA HUMBJE, “EVROPA”, QËLLIMI KRYESOR I F.C. SHKUP-it

0

Nëse në pjesën e parë të sezonit Shkupin e kishin mundur turbulencat, ndërrim trajnerësh, të renditur në fundin e tabelës, tash Shkupi ka filluar “aterrimin”.  Nën drejtimin e strategut, Umit Karan Çairasit dal nga dalë por sigurt po ngriten në renditjen tabelare.

Që nga data 04.11.2018, Shkupi nuk din se çka është humbja. Në shtatë ndeshjet e fundit, (Pobeda 3:0, Sileks 2:2, Rabotniçki 2:0, Renova 1:1, Bellasica 1:0, Makedonia GJ.P 2:2, Vardar 1:0). Humbjen e fundit, Shkupit ja ka shkaktuar, Shkëndija në Tetovë.

Pas 20 gjirove djemtë e Karan gjenden në vendin e pestë në renditjen tabelare me dy pikë më pak se Rabotniçki e cila është në vendin e katërt dhe tetë më pak se Vardar i cili është në vendin e tretë.

Nuk ka dyshime se nëse Shkupi vazhdon me lojëra të mira dhe fitore, seriozisht do të hyjë në luftë për renditje dhe rezultat të mirë.

Shkupi për momentin, po  “lufton” me Rabotniçkin për pozitën e katërt në LPFM. Vend i cili siguron plasmanin në garat Evropiane, varësisht rezultatit të cilin do e arrijë, ekipi i Akademia Pandev në garat e kupës së Maqedonisë.