Pas derbit, Shkëndija vazhdon rrugëtimin e kampionit, me tetë pikë dallim nga Vardari

0

Kampioni aktual i Maqedonisë dje mbaroi një punë të madhe. Fitorja ndaj Vardarit me rezultat 1-0, i ofroi Shkëndijës nga Tetova edhe tre pikë të reja, për të rritur dallimin mes rivalëve në tetë pikë. Pas kësaj fitore “frenat” për kontroll janë në duart e trajnerit Qatip Osmani.

Me tetë pikë dallim në mes, Shkëndija po vazhdon e sigurt rrugëtimin për titullin e ri, e treta gjithsej, apo e dyta me radhë. Tani, tetovarët kanë 43 pikë, kurse Vardari renditet i dyti me 35.
Ndryshe golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Omar Imeri, talent i cili po vlerësohet nga trajneri Qatip Osmani.