Paris,shpërthim në qendër, disa të plagosur

0

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise. Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë. Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Tëitter dhe duken dëme të shumta.
Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi. Të dhënat paraprake flasin për disa të plagosur por zyrtarisht ende nuk ka gjë të konfirmuar. Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.