PARIS SAINT-GERMAIN TRANSFERON SULMUESIN E REAL MADRIDIT

0

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Realit, Jese Rodriguez

Kampioni i Francës, PSG, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Jese Rodriguez.

Pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, Jese ka folur para gazetarëve, ku ka treguar arsyen pse ka vendosur që transferohet në Paris.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar PSG-së, pasi që është një prej klubeve më të forta në Evropë”.

“Sikurse PSG, ashtu edhe unë jam shumë ambicioz dhe së bashku me trajnerin Unai Emery, ne do të zhvillojmë një sezon të mrekullueshëm”, ka deklaruar lojtari, për të cilin francezët i kanë paguar Realit, 25 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here