PANUCCI: TË FITOJMË NDAJ SKOCISË, NUK NDIHEM NËN PRESION

0

Trajneri italian ka folur në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Skocisë

Christian Panucci doli në konferencë për shtyp ndërsa foli për rëndësinë e këtij takimi, duke pranuar se pret që ekipi të marrë një rezultat pozitiv.

“Është e qartë që nesër duhet të bëjmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por ka munguar finalizimi. Nesër kemi përgatitur disa lëvizje taktike dhe shpresoj për të qenë më konkretë para portës”, tha Panucci.

“Skuadra komunikon pak në fushë dhe për këtë edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm Shpresoj që nesër të shoh lojtarë që flasin seriozisht me njëri-tjetrin, pasi është shumë e rëndësishme për rezultatin”.

I pyetur nëse ndjenë presionin e shkarkimit nga presidenti i FSHF-së Armando Duka, ai u përgjigj: “Nuk e ka thën Duka, por e ka thënë “Panorama Sport”. Unë bëj punën me shumë pasion dhe shumë seriozitet, kështu që “Panorama Sport” nuk më vë në presion aspak”.

Shqipëria ka vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve.