OPOZITA AKUZON PËR KRIZË EKONOMIKE, QEVERIA E BINDUR SE VENDI PO LËVIZ NËPËR RRUGËN E VËRTETË

0

https://youtu.be/hiZtdSktXf4

Opozita akuzon qeverinë se po krijon krizë të re artificiale ekonomike. Si arsyetim nga VMRO-DPMNE përmendin ndërprerjet e projekteve infrastrukturore, me çka rritja ekonomike në vend ka rënë në zero. Llogaritjet e opozitës thonë se edhe krahas biznes klimës pozitive aktuale në krahasim me vitin e kaluar, investimet kapitale janë ulur për dyfish. Kjo temë shkaktoi edhe përplasje në rrjetet sociale mes Mickovskit dhe Zaevit.

“Si dëshironi të keni rritje ekonomike nëse nuk keni projekte, nëse nuk keni ide, nëse nuk krijoni vende të reja të punës, nëse nuk keni invasion të punës nëpër kompani, si do të stimuloni ekonominë tuaj deri në një rritje fantastike prej 5% siç keni premtuar para disa muajve, nëse ju vet nuk mund të gjeneroni projekte? “, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në këtë temë reagoi edhe Zoran Zaev. Ai Mickoskit iu përgjigj duke thënë se qeveria punon në mënyrë të përgjegjshme dhe se të hollat e kursyera nga shpenzimet joproduktive do t’i përdorë për të krijuar një standard më të mirë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Ai në një intervistë për MIA-n paralajmëroi projekte kapitale nga fusha e infrastrukturës rrugore, energjetikës, por edhe deklaroi se qeveria është në bisedime me rreth 200 investitorë të huaj.

“Mund t’i mbaj leksione Mickovskit dhe opozitës deri në mëngjes, por edhe më shumë. Pjesën më të madhe të kohës ia kushtoj çështjeve ekonomike, mes tjerash për shkak se vet jam ekonomist. Në Maqedoni filloi ndërtimi, rekonstruimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 800 kilometrave dhe me vlerë prej 270 milion eurove”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.

Që nga koha kur u publikuan të dhënat e fundit zyrtare për rritjen e BPV dhe rënien e madhe të aktiviteteve në sektorin e ndërtimtarisë, zëvendëskryeministri për ekonomi, Angjushev trendin negativ e arsyetonte me atë që i është vënë fund ndërtimeve prej të cilave nuk ka dobi shteti.

“Nëse dëshironi të kemi rritje të shpejtë në ndërtimtarinë mund të marrim 500 milion euro kredit të ri dhe tani të bëjmë projekt “Manastiri 2022” edhe rrota panoramike, teleferik, pista për skijim, por jo, përcaktim i qeverisë është që t’i vëmë projektet infrastrukturore në funksion”, tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për Ekonomi.

Por, për këto qëllime të qeverisë për të investuar në infrastrukturë, dyshon ish-ministri për transport dhe lidhje Misajlovski, pasi siç thotë ai, edhe krahas asaj që autostrada Demir Kapi- Smokvicë është përfunduar, qeveria nuk ka kapacitet që ta lëshojë në përdorim.

“Është keq që kjo qeveri  për një vit të tërë nuk ka filluar asnjë  projekt kapital, ndërsa nga ana tjetër i ka  ndalur projektet dhe ka bllokuar autostradat dhe rrugët e shpejta, ndërsa ndërtimtaria ka shënuar rënie prej 20%. Pothuajse një vit i manipulon qytetarët se do të fillojnë ndërtimi i 600 kilometrave të reja autostradë”, tha Vlado Misajlovski, nga VMRO-DPMNE.

Kur qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE i filloi projektet infrastrukturore në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit, opozita e atëhershme në krye me LSDM-në akuzonte se këto projekte janë të vonuara dhe se vendi ka ngecur në lidhjen rajonale të korridoreve. Për një pjesë të këtyre projekteve PPS ngriti akuza kundër pothuajse gjithë udhëheqësisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së. Qeveria e tanishme pohon se ka hasur në lëshime të mëdha në ndërtimin e autostradave, veçanërisht në autostradën Kërçovë-Ohër për të cilën u prolongua edhe afati, dhe e cila mund të cilësohet si autostrada më e shtrenjtë në Ballkan, por edhe më gjerë.

Përgatiti: Ile Petrevski

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here