Nxirret trupi i pajetë nga avioni i futbollistit të zhdukur

0

rupi i pajetë, që u gjend në rrënojat e avionit ku udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, është nxjerrë nga rrënojat.

Autoritetet nuk kanë zbuluar se kujt i përket trupi dhe do të japin një përgjigje pas ekzaminimeve.

Futbollisti Sala ishte nisur nga Nantes e Francës perëndimore më 21 janar për të bërë debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk në Kanalin Anglez të La Manshit..

Rrënojat e avionit u gjetën të dielën pas një kërkimi nënujor të financuar privatisht. Dy jastëkë u zbuluan në bregdetin francez që mendohet si i përkisnin avionit. Trupi ishte i dukshëm brenda rrënojave të mjetit fluturues që u gjetën në breg të detit pranë Guernsey.

Përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit ishin të pasuksesshme. Operacionet për nxjerrjen e tij do të rifillojnë me përmirësimin e kushteve të motit.