Nuk rrëmbeu çmim në Grammy,Bebe Rexha:Për mua fitorja janë nominimet

0

Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy Awards.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në eventin e madh muzikor që u mbajt në Staples Center në Los Angeles më 10 shkurt.

Bebe në një postim në Instagram u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy dhe se për të fitorja janë nominimet. “Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituesje dhe humbësje’ sepse për mua fitorja janë nominimet,”-shkruajti këngëtarja.

Ndërkohë bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa mori dy çmime në 61 vjetorin e Grammy Awards.