“Nuk luhet përdhunimesh”, Shqipëria proteston para Ministrisë së Arsimit

0

Nën moton “Nuk luhet përdhunimesh” ka nisur rreth orës 10:00 një marshim protestë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

“Ti nuk bëre asgjë për ta merituar!”, “Seksi nuk është dhuratë për ditëlindje”, “Respekto gratë kërko drejtësi”, “Minifundët nuk përdhunojnë, gratë po”, ishin disa nga parrullat e pankartave të qytetarëve.

Njëra prej protestueseve paralajmëroi se kjo protestë është vetëm fillimi.

Protestuesit vijuan mrshimin në drejtim të Drejtorisë së Policisë. Kjo është një nismë e iniciuar nga qytetarët shqiptarë, opinioni i të cilëve u trondit me ngjarjen e rëndë të 13-vjeçares nga Kavaja.

E mitura u përdhunua nga 8 bashkëmoshatarë, pas një shantazhi lidhur me një video, ku 13-vjeçarja kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin.

“Marshojmë Heshtur, kundër dhunës seksuale, normalizimit të dhunës, duke e konsideruar lojë fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës. Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale të Dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty) dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë. A dhe që të jemi të qartë pas kësaj proteste qëndrojnë disa qytetarë me ndërgjegje, asnjë grupim apo parti politike. Ju presim”,-thuhet në një postim ku u bëhet thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.