NUK MJAFTON 4% RRITJE EKONOMIKE, AFARISTËT NJIHEN ME PLANIN E RI QEVERITAR

0

https://youtu.be/ouquc5p2yJE

Bruto prodhimi vendor patjetër duhet të rritet. Maqedonia nuk duhet të mjaftohet me 4% rritje ekonomike por ky numër duhet të jetë edhe më i lartë. Kështu vlerëson pronari i kompanisë “Arile matal”, Bogosllav Angellovski, i cili shtoi se patjetër duhet të sigurohen kushte për rritje ekonomike.

“Që të kyçemi në Bashkimin Evropian, për të cilën përpiqemi, ne patjetër duhet ta rrisimin ekonominë tonë, e kjo mund të bëhet përmes investimeve, rritjen e konkurencës teknike-teknologjike, rritje të eksportit dhe edukim të kuadrove tona, e kështu të kyçemi në trendet botërore të ekonomisë. Edhe pse jemi vend i vogël, jemi pjesë e saj”, tha Bogosllav Angelovski, pronar i kompanisë “Arile Metal”.

Angellovski gjithashtu shtoi se se ligji i ri për rritje ekonomike është i nevojshëm dhe nuk duhet humbur kohë që i njejti të sillet në fuqi.  Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, konsideron se ekonomia e qytetit të Shkupit gjendjet në Gazi Babë. Për këtë arsye ai sot u takua me subjektet tregtare të kësja komune, për t’ua prezantuar masat për rritje ekonomike.  Kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski, dha idenë e formimit të një ndërmarrje publike që do të udhëhiqte me katër zonat industriale të komunës.

“Këtë takim pune me zëvendëskryeministrin e shfrytëzojmë për t’i përcjellur edhe idenë tonë për formimin e ndërmarrjes publike komunale e cila do të udhëhiqte me katër zonat industriale në komunë. Me qëllim: zhvillim më të mirë të zonave, investime të reja, e më këtë edhe kushte më të mira për qytetarët e Gazi Babës”, tha Boris Georgievski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Vetëm në Komunën e Gazi Babës, ekzistojnë 2745 subjekte tregtare, për zhvillimin e së cilave, kryetari Georgievski u zotua për infrastrukturë më të mirë si dhe kyçje në rrjetin gazsjellës.

Përgatiti: Besir Arifi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here