Nis “lufta” mes Metës dhe Ramës? Presidenti dhe kryeministri shkëmbejnë replika të ashpra

0

Kryeministri Rama ka propozuar për ministër të Jashtëm Gent Cakajn, kurse kjo kandidaturë është hedhur poshtë nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Ky i fundit tha se Cakaj ka shkelur ligjin, pasi ka punuar si diplomat pa qenë i pajisur me certifikatë sigurie. Mosdekretimin e Cakajt nga ana e Metës e ka përshëndetur edhe ish-negociatorja për Kosovën në dialogun me Serbinë Edita Tahiri. Kjo e fundit tha se Rama përmes Cakajn dëshiron “të falë” veriun e Kosovës. Meta ka deklaruar se Kosova si shtet është shpallur i pavarur dhe se territorialiteti i saj nuk mund të vihet në diskutim.

Edi Rama e ka vazhduar replikën, teksa ka shkruar një status në Twitter. “Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës🤮Pupupu”, shkruan Rama.