Nimic i lumtur për arritjen, ngjarja e mbrëmshme në të gjitha mediat e globit

0


Njeriu i cili që nga marsi i vitit 1994, si i dërguar i posaçëm i Presidentit të atëhershëm të Amerikës, Bill Klinton, kurse më vonë edhe i sekretarit gjeneral të OKB-së, Metju Nimic, e mirëpriti votimin final të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Ai thotë se pret që i gjithë procesi të përfundojë në frymë të “Prespës”.

Dua t’i përgëzoj Parlamentin dhe qytetarët për këtë arritje dhe për mënyrën demokratike në të cilën e përfunduan këtë proces kaq të rëndësishëm. Kjo marrëveshje historike mes dy fqinjëve e hap derën për marrëdhënie të reja midis tyre dhe për një themel më të fortë për paqe dhe siguri në Ballkan. Pres që procesi të kompletohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen, tha Metju Nimic, ndërmjetësues i negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nimici rikujton se Kombet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me të dyja palët që më në fund të tejkalohen dallimet mes tyre.
Pothuajse të gjithë shefat e shteteve dhe diplomacive e mirëpritën Ratifikimin e Marrëveshjen në Parlamentin e Maqedonisë, me shpresë se edhe Parlamenti grek do ta bëjë të njëjtën deri në fund të këtij muaji. Ndryshe, kontesti për emrin mes Shkupit dhe Athinës zgjati 27 vjet. Disa nga komentet që qarkullojnë në mediat botërore tingëllojnë kështu: Personat kompetentë, para së gjithash, kryeministrat Zaev dhe Cipras, ndërmorën hapa të mëdhenj për zgjidhjen e këtij konflikti. Ata dhanë shembull inkurajues se puna e vazhdueshme me fakte dhe qëndrueshmëri, si dhe guximi politik në diplomaci mund të rezultojë me sukses të madh. Në këto komentet e tyre, mediat ndërkombëtare nuk janë futur në kompleksitetin e problemit, por u janë referuar vendimeve finale të këtij procesi.

PËRGATITI: LJUBISHA CVETKOSKI
PAMJET: TV21 – MONTAZHI: TV21