Ngërçi në Kuvend, Mickoski alarmon për presion brenda partisë së tij

0

Sot pasdite kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thirri mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe mbledhje të grupit të deputetëve të kësaj partie. Gjatë ditës së sotme ata do të mbajnë takime të vazdueshme ku do të bisedohet për gjendjen aktuale lidhur me ndryshimet kushtetuese. Nga VMRO-DPMNE-ja, thonë se ushtrohen presione të mëdha nga pushteti i Zaevit për të siguruar shumicën e votave për ndryshimet kushtetuese. Po shkelet demokracia , ndërsa Zaevi me çdo kusht, në kundërshtim të vullnetit të popullit këmbëngul ta ndryshojë emrin e shtetit. Zaev është njeri i frikësuar, në fakt beteja për ndryshimin e emrit shnëdrrohet në betejë për shpëtim të karrierës së tij. Asnjanësimi nacional bëhet prioriteti i tij kryesor.