NGELET “NË AJËR”  TENDERI PËR REAGENTËT, DO TË HETOHET PËR SHKELJE TË LIGJIT PËR BLERJE PUBLIKE

0


A e ka shkelur ministria e shëndetësisë ligjin për ndarje të marrëveshjeve për blerje publike me tenderin për blerje të reagensëve në vlerë prej 35 milion eurove? Pse ministria ka aprovuar blerje të barnave nga kompania e barnave për nevoja të spitaleve, pa asnjë procedurë të tenderit? Këtë do ta hetojë Prokuroria Publike Themelore nën presion të opinionit publik, por edhe nën presionin e furnizuesve të deritanishëm, të cilët dyshojnë se bëhet fjalë për rast të kurdisur.

Procedura parahetimore është rezultat i publikimeve të disa mediave në Maqedoni në lidhje me parregullsitë gjatë shpalljeve për tenderë në Ministrinë e Shëndetësisë.  Lënda ka të bëjë me procedurën për shpallje publike për reagentë dhe teste të gjakut në vlerë prej 35 milionë eurove dhe blerjen e ilaçeve nga kompanitë e ilaçeve për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, pa procedurë për tender në vlerë prej 24.6 milionë denarëve, njoftuan nga Prokuroria Publike Themelore në Shkup.

Ministri i shëndetësisë VenkoFilipçe disa herë ka përsëritur se nuk ka asgjë të kontestueshme, por pas presionit nga opinioni publik menjëherë e anuloi procedurën.

Kemi punuar në mënyrë intensive për vlerësim të ofertës nga momenti i hapjes së së njëjtës. Vlerësimi fillestar tregon mangësi në dokumentet e dorëzuara nga Operatori Ekonomik. Pikërisht për këtë gjë Ministria e shëndetësisë solli vendim se tenderi duhet të anulohet. Gjithashtu mendojmë se në këtë rast dhe për këtë tender është jo korrekte të lidhet marrëveshje, edhe pse Ligji për blerje publike lejon që të lidhet marrëveshje me firmën e cila jep ofertë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ditën kur Filipçe e anuloi tenderin, kompania AHR LAB, ofruesi i vetëm i reagentëve, tha se bëhet fjalë për keqkuptim, dhe se ata asnjëherë nuk kanë aplikuar në tenderin në fjalë. Për këtë kompaniaështë vërtetuar se vetëm katër ditë para hapjes së ofertës ka fituar leje nga autoritetet shëndetësore për importim të reagentëve. Ankesa për tenderin në fjalë ngritën 3 kompani me renome, Avicena, Adriamed dhe Dr. Paunovski. Paraprakisht edhe disa kompani të tjera reaguan në lidhje me siç thuhej futjen e aparateve të reja dhe sasive të mëdha të reagentëve nga ana e Ministrisë së shëndetësisë nëpër spitalet nëpër Maqedoni. Kërkuam përgjigje nga Ministria e shëndetësisë mbi atë se a do të caktohet tender i ri për reagentë, dhe se a janë të mjaftueshme sasitë e mbetura, por deri tani nuk morëm përgjigje.

Përveç kësaj, prokuroria publike themelore kundër Filipçes do të hapë procedurë edhe për tenderin prej 24,6 milion denarëve për blerje të barnave nga Fabrika e barnave Dr.Panovski për nevojat e disa spitaleve, gjë që ka kaluar pa procedurë tenderi.

Përgatiti Dançe Azmanova