NGA AKSIDENTI NË TRAFIK MBETI E PALËVIZSHME, IRENA FAJËSON NGJARJET E 27 PRILLIT

0

Nëntë mijë euro e ndajnë 26 vjeçaren, Irena Tançeva, nga trajtimi i tretë në spitalin Neurovita në Rusi. Kjo grua nga Strumica në shkurt duhet të udhëtojë për ta pranuar dozën e re të qelizave amë. Ajo  para dy vjetëve pësoi aksident trafiku me çka mbeti e palëvizshme. Thotë se mëzi ka shpëtuar e gjallë derisa po i dërgonte fëmijët në çerdhe. Tani Irena gjithë shpresat i ka te spitalin rus.

“Ka shumë përmirësim nga hera e parë. Në fillim nuk mundesha të qëndroj në këmbë, ndërsa herën e dytë qëndroja në këmbë dhe nuk kisha marramendje. Mund të ushtroja. Herën e parë më vendosën një dozë, ndërsa të dytën dy doza të qelizave amë. Tani duhet të ushtroj. Tani në shkurt duhet të shkoj përsëri, ndërsa për atje nevojiten 8 mijë euro dhe për rrugë një mijë, gjithsej më nevojiten 9 mijë euro. Kjo nuk do të jetë hera e fundit, kam qeliza amë edhe për dhjetë herë”, tha Irena Tançeva.

Një pjesë të fajit ajo ja lë ngjarjeve që atë ditë ndodhen në Kuvendin e Maqedonisë, kur për shkak të ndodhive sallat e operacioneve ishin të mbyllura.

“Së pari më kanë dërguar në Strumicë, e më pas në Shkup. Është dashur që të më operojnë më herët por për shkak se në Kuvend ka pasur incidente, sallat kanë qenë të mbyllura dhe nuk më kanë operuar. Mjeku ka thënë se duhet që menjëherë të operohem, por nuk më kanë operuar. Familjarët kanë menduar se jam në sallë, por më pas u kanë thënë se do të më operojnë të nesërmen. Mjeku në kontroll më tha që nëse do të më kishin operuar menjëherë, për gjashtë muaj do të isha në këmbë”, u shpreh Irena Tançeva.

Edhe pse tashmë gati dy vjet është në krevat, në zërin dhe fytyrën e saj mund të dëgjohet dhe lexohet shpresë, se përsëri do të ngritët në këmbë dhe se përsëri do të mund të jetë me djemtë e saj. Ajo kërkon ndihmë nga njerëzit human të cilët duan të donojnë..

Telekom 070143115
Vip/One 143500
Llogaria devizore: Irena Tanceva IBAN:MK07-320540027415089
SËIFT CODE: CECBMK22 CENTRAL COOPERATIVE BANK AD SKOPJE
Xhiro-llogaria 320500027414994 Irena Tanceva

Përgatiti: Katerina Dafçeva