NESËR TAKIMI MES REALIT DHE AGJENTIT TË HAZARDIT

0

Të shtunën Real Madridi takohet me agjentin e Hazardit. Eden Hazard po konsiderohet kandidati kryesor për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili u transferua në Juventus për 112 milionë euro.

Eden Hazard kryeson listën e dëshirave të Perez, i cili sipas Daily Mail është gati të paguajë 170 milionë euro për belgun. Deklaratat e fundit të Hazard rreth Realit, kanë nxitur drejtuesit e klubit spanjoll të shtojnë interesimin për transferimin e 27-vjeçarit në Santiago Bernabeu.

Hazardi e ka pranuar dëshirën e tij për të luajtur me klubin spanjoll, ndërsa Chelsea do ta shesë sulmuesin e saj vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e majme. Klubi londinez i kërkon hiq më pak se 220 milionë.