Nesër ditë zie në Ohër

0

Këshilli i komunës së Ohrit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur me rastin e vdekjes së kryetarit të komunës Jovan Stojanoski, njëzëri solli vendim që dita e nesërme (17 dhjetor) të shpallet ditë zie në territorin e komunës.

Në pajtim me vendimin, për nesër anulohen të gjitha manifestimet nga karakteri kulturor argëtues.

Seanca përkujtimore për Stojanoskin do të mbahet nesër në orën 10:00, në Sallën e madhe komunale, pas çka në orën 14:00 në Varrezat e qytetit të Ohrit do të bëhet varrimi.

Kryetari i komunës së Ohrit, prof.dr. Jovan Stojanoski ndërroi jetë sot në automjetin e shërbimit për ndihmë të parë mjekësore, rrugës për tek Qendra për sëmundje kardiovaskulare.

Stojanoski ishte profesor në fakultetin për turizëm dhe hotelieri në Ohër, ndërsa funksionin si kryetar komune e ka kryer nga 20 tetori i vitit të kaluar, pas fitores në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale.

Stojanoski është lindur më 7 gusht të vitit 1970 në Ohër, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.