Nëntë persona humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në Afganistanin Verior

0

Nëntë fëmijë u vranë mbrëmë nga shpërthimi i një mjeti shpërthyes në provincën Farajb në Afganistanin Verior, raporton DPA, duke cituar autoritetet.

Katër vetë u plagosën në shpërthimin në lagjen Sharen Tagab, tha një anëtar i këshillit të qarkut. Një anëtar tjetër i këshillit tha se të vdekurit ishin tetë, dhe të plagosurit pesë.

Bomba u vendos në afërsi të pikës të kontrollit, ndërsa për sulmin janë fajtorë talibanët, konfirmojnë burime të DPA-së.

Në njoftim nga shtatori Misioni i KB-së për ndihmën e Afganistanit citon se në Afganistan në vitin 2017 ishin vrarë të paktën 3,438 persona dhe të lënduar janë 7.015 civilë.