NË NIVEL VJETOR, MAQEDONIA FITON RRETH 400 MILIONË DOLLARË NGA MËRGIMTARËT

0

Maqedonia fiton të paktën 400 milionë dollar në vit në formë të dërgesave, që është rreth 4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë rezultatet e hulumtimit dyvjeçar që u realizua në kuadër të projektit “Migrimi si mbrojtje sociale: Analizë e amvisërive maqedonase, shqiptare dhe serbe që pranojnë dërgesa”. Mesatarisht, familjet në Maqedoni pranojnë nga 2.500 euro gjatë vitit nga të afërmit e tyre jashtë vendit. Këto mjete luajnë rol të rëndësishëm social për amvisëritë me çka në mënyrë indirekte ndikojnë edhe në uljen e varfërisë.

“Dërgesat ndikojnë në uljen e varfërisë dhe ky është indikatori më i rëndësishëm që e ul rrezikimin e pranuesve të këtyre dërgesave. Rekomandimi kryesor për krijuesit e politikave është që dërgesat të përdoren në mënyrë më adekuate me ç’rast do të ndikohej edhe në uljen e rrezikimit të familjeve që i pranojnë këto dërgesa”, u shpreh Bllagica Petreski, nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here