Në Kërçovë sot reshje bore me intensitet të dobët

0

Bora e cila në rajonin e Kërçovës po bie pa ndërprerë më shumë se 48 orë, ka shkaktuar vështirësi të mëdha në zhvillimin normal të përditshmërisë të banorëve dhe më së shumti e vështirëson zhvillimin e komunikacionit, por shpresë paraqet ajo që sot borë po bie me intensitet më të dobët. Lartësia e shtesës së borës arrin rreth 50 centimetra deri në një metër varësisht nëse bëhet fjalë për pjesë më të ulëta se ky rajon apo për fshatra kodrinore-malore.

Ndryshe, ekipet e angazhuara për mirëmbajtje gjatë dimrit, rregullisht i pastrojnë rrugët kryesor në rajon me qëllim që komunikacioni të zhvillohet pa ngecje.

Zëdhënësi i komunës së Kërçovës Emin Nasufi theksoi se problem paraqet pastrimi i rrugëve deri në fshatrat malore Berikovë, Papradishte, Novo Sello dhe Kaleshovci, të cilat gjatë ditës së sotme, shpreson do të jenë të kalueshme. Potencoi se do të pastrohen edhe rrugët nëpër lagjet e fshatrave.