NDRYSHON LIGJI PËR “FËMIJËN E TRETË”, S’KA MË NGA 8 MIJË DENARË PËR ÇDO MUAJ

0

Shteti nuk të paguaj më nga 8  mijë denarë në muaj për fëmijën e tretë. Me ndryshimin e ri në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, për fëmijën e tretë do të ndahen 60 mijë denarë vetëm njëherë pas lindjes.

Megjithatë drejtuesja e këtij dikasteri, Milla Carovska thotë se ndihma shtesë nuk është ndërprerë por është transformuar. Ndryshimet e fundit të Ministrisë për punë Sociale tani parashohin që me:

 

Fëmijën e parë – 5 mijë denarë

Fëmijën e dytë – 20 mijë denarë

Fëmijën e tretë – 60 mijë denarë

Masa e deritanishme për përkrahje financiare për fëmijën e tretë, sipas Ministres Carovska nuk ka dhënë rezultatet e pritura që të rritej nataliteti, ndërsa shtetit i ka sjellë humbje mbi 2 miliard denarë.

“Është shumë e rëndësishme që politika “fëmija i 3-të” i ka kushtuar shtetit mbi 2 miliard e 600 milion denarë ndërsa rezultatet nuk janë arritur. Në vitin 2001 nataliteti ka qenë 13,3% dhe mund t’i kontrolloni statistikat që në 2016-tën shkon në 11,1% që nënkupton se ky investim as nuk është i mirëmbajtshim e as i pagueshëm”, tha Milla Carovska, Ministre për Punë dhe Politik Sociale.

26 mijë familjet të cilat deri tani kanë marrë nga 8 mijë denarë do të vazhdojnë të marrin deri në 10 vjet. Ligji i vjetër do t’i përfshijë edhe çiftet martesore të cilët do të lindin fëmijën e tretë në 10 muajt e ardhshëm, pas hyrjes së ligjit në fuqi.

Masa për fëmijën e tretë u miratua në vitin 2009 në qeverinë e VMRO-DPMNE-së.

Përgatiti: Besir Arifi