Ndërpriten kërkimet për gjetjen e avionit të Emiliano Salës

0

Kërkimet për gjetjen e avionit ku në bord ishte dhe Emiliano Sala, kanë përfunduar. Autoritet kanë konfirmuar se pas 72-orësh kërkim, çdo gjë ka marrë fund dhe nuk mund të gjendet asnjë shenjë nga avioni i zhdukur. Sipas asaj që raportohet nga “Daily Maili”, kërkimet kanë nisur që të hënën dhe sot në drekë kanë përfunduar pa asnjë rezultat. Sulmuesi argjentinas Sala që udhëtonte nga Franca për në Kardif, pasi kishte nënshkruar kontratën e re, ishte në avion dhe nuk ka asnjë shenjë jete deri më tani. Policia e Guernsey ka raportuar se ka shteruar çdo lloj mundësie për ta gjetur avionin e zhdukur dhe ka pezulluar çdo kërkim. Me shumë mundësi pas këtij njoftimi nuk do të ketë asnjë kërkim tjetër për sulmuesin argjentinas. Emiliano Sala u zhduk që prej 21 janarit 2019. Shumë kërkime janë bërë për të gjetur atë, por deri tani kanë rezultuar pa sukses. Futbollisti i ri nga Argjentina luante për Cardiff City në Premier League. Ish-e fejuara e tij ka thënë se për zhdukjen e Sala-s, duhet hetuar mafia e futbollit. Ajo tha se ish-i fejuari nuk mund të jetë aksidentuar në mënyrë rastësore, por se çdo gjë “mund të jetë e përgatitur më së miri”.