NDAHET ÇMIMI “11 TETORI”, ARSOVSKI: KY ËSHTË ÇMIMI I POPULLIT TIM

0

Shkrimtari dhe përkthyesi Dragi Mihajllovski, poeti dhe gazetari Risto Llazarov, aktori Petre Arsovski dhe urologu Alesandar Stavridis janë fituesit e çmimit“11 Tetor” i cili ndahet për vepër jetësore. Kjo mirënjohje më e lartë shtetërore çdo vit ndahet me rastin e Ditës së kryengritjes në Maqedoni.

“Ky çmim është me rëndësi të madhe, për shkak se domethënia e tij është se nuk të ka kaluar jeta kot. Kjo do të thotë se dikush e ka vërejtur punën tënde. Për mua, ky çmim është çmimi i popullit tim”, tha Petre Arsovski, Aktor.

Kirurgu Stavridis këtë çmim ia kushtoi familjes së tij.

“Propozimin për këtë çmim e dhanë kolegët e mi nga Klinika e urologjisë dhe nga Shoqata e urologëve të Maqedonisë. U propozuan dy emra për këtë çmim”, u shpreh Aleksandar Stavridis, Urolog.

Edhe pse është në pension, ish gazetari Risto Llazarov paralajmëroi edhe shumë vepra të tij në të ardhmen.

“Nuk e kam hedhur stilolapsin. Prisni të paktën edhe 10 libra”, tha Risto Llazarov.

Çdo vit, çmimi “11 Tetor” ndahet si mirënjohje më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe sferat e tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë. Fituesit e çmimit marrin diploma, pllaketa dhe çmim në të holla në vlerë prej 15 rrogave mesatare. Ky çmim për herë të parë ishte ndarë në vitin 1959.

Përgatiti: Dançe Azmanova