MUSHKONJA GJITHANDEJ, AUTORITETET JANË VONUAR ME SPËRKATJE

0

Përveç se janë të mërzitshme dhe pickojnë, mushkonjat mund të shkaktojnë edhe sëmundje infektive. Megjithatë, sipas rezultateve dy rastetë dyshimta u treguan si negative. Në vend, aktualisht nuk ka të sëmurë nga ethja e Nilit Perëndimor. Por, ka kushte për përhapjen e sëmundjes, paralajmërojnë epidemiologët.

Ata shumohen në këneta, sepse duhet të trajtohen si hapësira ku uji ka qëndruar më shumë kohë, siç janë moçale, deponi, ujëra të zeza, vende ku mushkonjat shumohen. Këto vende sa më shpejtë po eliminohen, aq më mirë do të jetë rezultati, deklaroi Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik i RM-së.

Por, siç duket Maqedonia aktualisht është vendi i vetëm pa të sëmurë nga ethet e Nilit Perëndimor. Sipas epidemiologëve, në Serbinë fqinje ka 70 persona të sëmurë dhe 5 të vdekur, kurse situata është alarmante edhe në Greqinë, Italinë, Rumaninë dhe Hungarinë.

Në vendin tonë ka mushkonja, si dhe lloje të cilat mund të jenë bartës të ethes së Nilit. Është sezoni, moti është i nxehtë. Ka gjithandej në rrethinë. Presim që të ketë të sëmurë nga ethete Nilit Perëndimor edhe tek ne. shtoi Kuzmanovska.

Si masë parandaluese, sipas Kuzmanovskës, spërkatja e parë kundër mushkonjave duhet të bëhet më së voni deri në mars, për t’i eliminuar insektet e pazhvilluara. Nga Qyteti i Shkupit, sigurojnë se këtë vit është bërë spërkatja 18 herë, por se kanë filluar nga korriku, për shkak të problemeve me tenderin.

E kemi analizuar mjetin me të cilin po spërkatet. Për ne gjëja më e rëndësishme është shëndeti i qytetarit, sesa fakti kur do të spërkatet. Kah përfundimi i tenderit ka pasur edhe ankesë nga një prej ofruesve, prandaj procesi u prolongua. Megjithatë, nuk vonojmë shumë, në krahasim me vitet e kaluara. Nëse vitin e kaluar është bërë spërkatje në qershor, këtë vit spërkatet në fillim të korrikut, deklaroi zëdhënsi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.

 Sipas paralajmërimeve, kundër mushkonjave në Shkup do të spërkatet këtë fundjavë, më 11 dhe 12 gusht në orët e hershme të mëngjesit. Organet kompetente presin që deri në gusht të reduktohet numri i insekteve. Në ndërkohë, qytetarëve u mbetet që të mbrohen vetë, duke shfrytëzuar mjete për mbrojtje nga mushkonjat, ose duke u veshur nga koka deri te këmbët, pavarësisht valës së nxehtit.

PËRGATITI: DANÇE AZMANOVA