MRSA, PRITEN REZULTATET PËR 48 MOSTRA, PRINDËRIT: TË DEZINFEKTOHEN SHKOLLAT DHE ÇERDHET

0

Nuk ka raste të reja të të prekurve nga MRSA, bëjnë me dije nga Qendra për Shëndet Publik. Por, megjithatë ka panik tek prindërit e fëmijëve që shkojnë në çerdhe dhe shkolla në të cilat janë detektuar rastet me këtë bakterie. Prindërit kërkojnë të merren brisa nga fëmijët dhe të bëhet dezinfektimi i shkollave.

“Kjo bakterie transmetohet përmes lëkurës, e jo me kontakt të drejtpërdrejtë. Nuk transmetohet përmes ajrit, prandaj nuk ka logjikë që të bëhet dezinfektim. Rrjetet sociale e bëjnë të veten dhe prindërit po këmbëngulin. Dy ditë me radhë prindërit vijnë dhe i sjellin fëmijët e tyre, s’ka nevojë për këtë”, deklaroi Aleksandar Stojanov, nga Qendra për Shëndet Publik.

Inspektorati Shtetëror Sanitar  Shëndetësor dhe Qendra për Shëndet Publik, thonë se nuk ka vend për panik. Tani për tani priten rezultatet për 48 brisat që janë marrë.

“Për 10 ditë morëm rreth 130 brisa. 82 janë analizuar, kurse 48 ende po punohen. Nga ato 82, 3 janë pozitive, që është situatë normale, sepse stafilokoka tek njerëzit është prezent me rreth  3%. Të gjithë e kemi, e mbajmë në vetvete”, u shpreh Aleksandar Stojanov, Qendra për Shëndet Publik.

Deri më tani, një fëmijë nga Shkolla Fillore “Panajot Ginovski” në Butel është prekur me MRSA, kurse tre raste janë regjistruar në çerdhen “Borëbardha” në Çair.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta