MPPS: Pesë ditë të lira për banorët të cilët u prekën nga vërshimet

0

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedonia ka apeluar deri tek institucionet publike dhe te kompanitë private që të punësuarit të cilët janë prekur nga vërshimet të qëndrojnë në shtëpi deri të premten (19 gusht) për të qenë më të lirë në pastrimin e shtëpive dhe vendeve të vërshuara në Stajkovc dhe Hasanbeg.

Kjo është një nga masat e kësaj ministrie për të ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet. Po kjo ministri ka propozuar që banorët e prekur mund të aplikojnë për dokumente personale dhe me ndihmën e MPPS ato do të merren brenda 24 orëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here