MOZAIK PIKTURASH PËR SKENDERBEUN, ARTISTËT ME VEPËR PËR VITIN E HEROIT KOMBËTAR

0

50 artistë të vendit kanë pikturuar 50 piktura ku duket Skënderbeu dhe motive të kohës kur ai ka jetuar. Kur këto 50 piktura bëhen bashkë, si një mozaik, formojnë një pikturë gjigande në të cilën shihet heroi kombëtar. Kjo vepër vjen me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, ndërsa drejtues i artistëve që e punuan është piktori Miftar Memeti. Kjo vepër sot u ekspozua në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës e ku nuk mungoi interesi i studentëve dhe personave nga jeta akademike në vend.

“Imazhi i këtij mozaiku është Skënderbeu dhe shqiponja. Është i ndërtuar nga temat, motivet, siç janë stemat e lloj-llojshme të kombit tonë, portretet e vetë Skënderbeut, transformimi i vetë shqiponjës në folklor, siç është nëpër qylima. Kështu të gjithë këto 50 motive kur bashkohen së bashku japin imazhin e Skënderbeut”, tha Miftar Memeti, piktor (KOORDINATOR I PROJEKTIT).

 Përgatiti: Besir Arifi