Moti sot në Maqedoni

0

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira lokale, si dhe me kushte për reshje të shiut në disa vende. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 11 gradë celcius.

Gjatë fundjavës pritet që të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës, veçanërisht në vendet më të larta malore në pjesën perëndimore të vendit.