Moti me vranësira dhe reshje të borës

0

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të borës, ndërsa vetëm në disa vende më të ulëta reshje të shiut dhe të borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Më shumë reshje do të ketë në orët e natës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej një deri në tetë gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut dhe borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.

Deri të martën moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të mëdha të borës do të ketë të martën dhe do të formojë shtresë të re më të dukshme. Vetëm në disa vende më të ulëta reshjet do të jetë të shiut dhe të borës.