“MONSTRA” ME DYER TË MBYLLURA, PAS DY SEANCAVE DYERT HAPEN EDHE PËR PUBLIKUN

0

Në Gjykatën Penale ka vazhduar mbajtja e seancave me dyer të mbyllura për rastin, “Monstra”, në të cilën në vazhdimësi po dëgjohen bisedat e përgjuara private në lidhje me rastin.

Sipas informacioneve kanë mbetur vetëm edhe  dy seanca të mbyllura, që më pastaj dyert e gjykatës të hapen për opinionin. Ndryshe, pas seancës së parafundit, avokati Naser Raufi tha se fati i “Monstrës”, është në duar të PPS-së dhe “bombave” të cilat ata do t’i shpalosin si dëshmi.