MODRIÇ DO TA KËMBENTE “TOPIN E ARTË” ME BOTËRORIN

0

Pas dy javësh protestash e demonstratash mbarëkombëtare, që i vunë “flakën” Parisit dhe nuk kursyen as vendet më të frekuentuara nga turistët, si “Harku i Triumfit” apo bulevardi “Champs Elysees”, kryeministri francez Edouard Philippe pritet të njoftojë sot pezullimin e rritjes së taksës së naftës.

Kapiteni i Kroacisë nënkampione e botës, si dhe ylli i mesfushës së Realit të Madridit, Luka Modriç u shpall fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018, duke thyer kështu hegjemoninë 10-vjeçare të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ai është mesfushori i parë kroat në histori që arrin të fitojë trofeun e 63-të të “Topit të Artë”, një trofe që jepet nga prestigjiozja franceze “France Football”.

“Kam emocione të përziera për fitimin e këtij trofeu. Ky ka qenë një sezon perfekt për mua, në të gjitha aspektet, kolektive dhe personale. Mund t’iu them të gjithëve se, vetëm me punë mund të arrihet në këto nivele dhe puna e madhe vlerësohet gjithmonë. Gjithsesi, nëse do të kthehesha pas do të zgjidhja të fitoja Kupën e Botës dhe jo Topin e Artë”, tha Luka Modriç.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve për futbollistët e vitit pati edhe një mesazh nga presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitavoriç, një tjetër protagoniste e Botërorit jashtë fushave.

“Në emër të shtetit kroat dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë përfaqësuesen kroate të futbollit, për paraqitjen dhe mesazhin e saj optimist, për besimin, shpirtin luftarak e fitues. Ju jeni bërë modeli ynë dhe frymëzimi për fëmijët tanë. Ju uroj edhe njëherë nga Kroacia juaj e dashur, që është shumë krenare për ju”, tha Kolinda Grabar-Kitavoriç.

Kroati i Realit të Madridit fitoi Champions League sezonin e fundit, si dhe bëri një paraqitje fantastike me Kroacinë në Botëror, duke udhëhequr ekipin ballkanas në rrugëtimin deri në finale. Në vazhdim të klasifikimit, pas Modriçit u radhit Cristiano Ronaldo, e në vendin e tretë kampioni i botës Antoine Griezmann.

Ndërkohë, Lionel Messi u klasifikua vetëm në vendin e pestë. Por, shkëlqimin në rënie të “pleshtit” gjeni të futbollit, duket se e mori ylli francez Kylian Mbappe, i cili u shpall fituesi i parë i kupës së quajtur “Kopa”, një trofe ekuivalent me “Topin e Artë”, por për moshën nën 21 vjeç. Në këtë mbrëmje u dha po për herë të parë, edhe trofeu i “Topit të Artë” për femra, që e fitoi norvegjezja Ada Hegerberg, futbolliste e Olimpikut të Lionit.