MINISTRIA E EKONOMISË: SHTOHET INTERESI PËR SHFRYTËZIMIN E SUBVENCIONIT PËR PUNËTORËT ME PAGË MINIMALE

0

Ministria e Ekonomisë në Maqedoni ka marrë masa për të ndihmuar punëtorët të cilët kanë të ardhura deri në 22 mijë denarë duke subvencionuar 2000 familje të cilat do të kenë mundësinë të pushojnë në njërën prej qendrave turistike në vend.

Në një deklaratë për mediat përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë “Aplikimet fillonin nga 2 prilli deri në 31 maj 2018 dhe gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar 1889 persona nga të cilët 1300 kanë marrë tashmë vërtetimin” gjithashtu theksojnë se kjo masë është rritur me 68 % krahasuar me vitin 2017.