Mickoski ndaj 7 deputetëve: Ju keni thyer zemrat e popullit, keni tradhtuar atdheun tuaj Republikën e Maqedonisë (VIDEO)

0

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski iu drejtua të pranishmëve me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës revolucionare të Maqedonisë. Duke u nisur nga historia e kësaj dite, Mickoski i referohet zhvillimeve aktuale në politikën maqedonase, ai tha se “e premtja e zezë”, dita kur u miratuan ndryshimet kushtetuese ishte dita më e vështirë e jetës së tij.

“E premtja e zezë ndodhi, ne ishim dëshmitarë në tradhtinë e atdheut tonë. Tradhëti në të cilën morën pjesë vëllezërit dhe motrat tona. Të shqetësuar, të dëshpëruar ishin shtëpitë maqedonase në qyetetet dhe fshatrat maqedonase. Dua që drejtpërdrejt ti adresohem atyre që ranë, dhe nuk u ngritën nga e vërteta e detyrës, ata nuk qendruan dot. Edhe pse pak ditë para “të premtes së zezë” ata thanë dhe u mburrën se nuk do të dorëzoheshin.”

Ai akuzoi deputetët se nuk dhanë mundësi ta fitojnë Zaevin në zgjedhje, në kohën kur ai ishte gati për humbje.

“Nuk ikin zgjedhjet, do ta fitojmë bashkërisht me popullin”, tha Mickoski duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja do t’i fitojë të gjithë së bashku.

Mickoski ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe intelektualëve në Maqedoni të bashkohen dhe të aktivizohen në mbrojtje të Maqedonisë deri në fitore.