Meta, i përgjigjet Ramës përmes Facebook-ut: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë!

0

Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, sot, permes rrjetit social Facebook i ka derguar porosi KM Rama. Ne statusin e tij, ai shkruan se në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Meta shkruan se Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e Politikës së Jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen “në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para”, përfundon mesazhin e tij presidenti.

Tani, presim reagimin e Rames, i cili sigurisht se do tipergjigjet kesaj akuze te Presidentit Meta!

@TV21 Macedonia