MESSI: PREMTOJMË SE DO TË BËJMË ÇDO GJË TË MUNDSHME QË KUPA E DËSHIRUAR NGA TË GJITHË TË KTHEHET NË FUSHËN TONË

0

Futbollisti argjentinas ka premtuar se do të japë maksimumin për të rikthyer në “Camp Nou” trofeun e Champions League, që në 3 edicionet e fundit është fituar nga Real Madrid.

“Sa për këtë vit, ne kemi krijuar një skuadër të fortë. Blerjet na kanë bërë edhe më të mirë sesa vjet. Edhe pse vitin e kaluar u kënaqëm me kampionatin dhe Kupën e Mbretit, u mërzitëm për Champions-in, për mënyrën se si u eliminuam. Premtojmë se do të bëjmë çdo gjë të mundshme në mënyrë që ajo kupë aq e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë të kthehet në fushën tonë”, tha Leo Messi.

Përsa i përket faktit që këtë sezon do të jetë kapiteni i parë i Barcelonës, Messi tha: “Për mua është një krenari e madhe. Unë e di se çfarë duhet të jetë kapiteni i këtij klubi. Kam qenë me fat sepse kam pasur shembuj të shkëlqyer si Puyol, Xavi dhe Iniesta”.