MESSI ËSHTË MBRET I HET-TRIKAVE NË LIGËN E KAMPIONËVE

0

Lojtari i Barcelonës ka një het-trik më shumë sesa Cristiano Ronaldo

Ylli argjentinas vazhdon të thyejë rekorde. Rekordi më i ri i Lionel Messit është ai i tre golëshave.

Me het-trikun ndaj PSV-së, Messi është tashmë futbollisti me më shumë tre golësha në historinë e Ligës së Kampionëve, plot tetë kundër PSV, Manchester City, Celtic, Apoel, Ajax, Leverkusen, Plzen dhe Arsenal.

Lojtari i Barcelonës ka një het-trik më shumë sesa Cristiano Ronaldo.

Performanca e Messit në Ligën e Kampionëve na kujton se argjentinasi nuk është në listën e FIFA-s për çmimin The Best, ku janë përfshirë Modriq, Cristiano Ronaldo dhe Salah.