Mesazhi i studentes që punon pa pagesë: Mos ma dëmtoni veturën

0

Vendosi noticën në veturë

Një infermiere e mërzitur u detyrua të vendosë një letër të vogël në xhamin e makinës, pasiqë vetura e saj ishte dëmtuar disa herë.

Në këtë noticë, 22-vjeçarja, e cila punon në spitalin Royal Preston u kërkon rezidentëve të ndalojnë së dëmtuari veturën e saj.

Kjo infermiere shkruan se e ka parkuar legalisht veturën e saj dhe se ajo punon pa pagesë, për këtë nuk mund të paguajë për parkim.

“Jam studente. Punoj 37.5 orë në javë pa pagesë për Shëndetin Kombëtar. Nuk mund të paguajë për leje. Jam parkuar legalisht. Ju lutem mos e dëmtoni”.

Letra e publikuar javën e kaluar, më vonë u shpërnda në rrjete sociale dhe mori shumë komente./21Media

.