MES TENSIONEVE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË, MIRATOHET PROTOKOLLI PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË NATO

0

 

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO u miratua edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Votimit i parapriu një incident, kur para syve të kryeparlamentarit Talat Xhaferit, deputeti Edi Paloka sulmoi me bojë, kryeministrin i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas këtij sulmi u dha një pauzë për tu ulur tensionet ndërsa më pas deputetët u kthyen në kuvend për të kryer procedurën e nisur. Me 130 vota PRO, Shqipëria u bë vendi i tretë që miratoi protokollin e Maqedonisë së Veriut pasi paraprakisht të njëjtën gjë e kishin bërë, Greqia dhe Sllovenia.

Pas votimit, krye-parlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi  tha se janë kaluar shumë sfida, por qëllimi është ajo që edhe ndodhi, votimi dhe miratimi i protokollit.

Sot para se gjithash jam dëshmitarë i reflektimit të drejtpërdrejtë të miqësisë së vërtetë, fqinjësisë së sinqertë dhe mbështetjes së pakushtëzuar të një shteti vëllazëror siç është Republika e Shqipërisë.  Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë. Pa dallime në përkatësinë etnike fetare, sociale apo cila do qoftë ajo. Punojmë shumë në drejtim të bërjes së reformave në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ky proces nuk është aspak i lehtë. Por synimi ynë është shtet me të vërtetë demokratik me sundim të të drejtës dhe me institucione funksionale në shërbim të qytetarëve, prandaj punojmë me përkushtim”, pohoi Talat Xhaferi

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se pa marrëveshjen e Prespës, nuk do të kishte Maqedoni të Veriut në NATO dhe as mundësi përparimi në rrugëtimin e integrimeve evropiane për Maqedoninë e Veriut.

“Sigurisht, që pa mirëkuptimin dhe unitetin mes forcave progresiste maqedonase dhe atyre shqiptare nuk do të kishte marrëveshje të Prespës. Patjetër, pa një lidership vizionar dhe kurajoz në anën Maqedonase s’do të kishte mirëkuptim dhe unitet mes palëve të atjeshme. Është e qartë që anëtarësimi në NATO apo vazhdimi i rrugës së integrimit evropian ishin dhe mbeten shtysa të mëdha për shtjellën pozitive që morën marrëdhëniet ndër-etnike dhe ato politike në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Edi Rama

Maqedoninë e Veriut e ka uruar edhe lideri i PD-së opozitare, Lulzim Basha.
Ndryshe, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat veri-atlantike, duhet ta miratojnë edhe 26 shtete anëtare të NATO-s.