MERKEL PËRSËRI ME KRITIKA NDAJ TRUMPIT “I GABUESHËM ANULIMI I MARRËVESHJES NUKLEARE ME IRANIN”

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka quajtur të gabueshëm anulimin e marrëveshjes nukleare me Iranin, duke e nënvizuar edhe një herë këtë si dallimin kryesor në mes të Berlinit dhe Washingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump javën e kaluar ka njoftuar se SHBA do të largohet nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015, me qëllimin që t’i mbajë nën kontroll ambiciet nukleare të Teheranit. Merkel ka thënë para parlamentit se vendimi i Amerikës ka qenë një nga lajmet shqetësuese që kanë ndodhur së fundi. Kancelarja gjermane e ka quajtur “ideale” marrëveshjen nukleare me Iranin, duke shtuar se nuk është e drejtë që në këto momente të anulohet kjo marrëveshje.