MERCEDESI ‘SHUAN’ KRITIKAT: NUK KEMI BUTON MAGJIK!

0

Skuadra kampione e botës në fuqi në garat e Formulës 1 iu përgjigj me ambiciet e saj për të rikonfirmuar titullin, atyre që e akuzonin për dispozitiv të veçantë të përdorur në provat zyrtare.

Mercedesi, sipas kritikëve aktivizon më shumë fuqi në kualifikuese, aty ku Hamilton dhe Valtteri Bottas duhet të sigurojnë pozicion dominues para garës. Por, për gjermanët ky është vetëm një mit.

“Butoni magjik”, siç e kanë pagëzuar mediet, është thjesht një sistem që shpërndan fuqinë e njësisë motorike atëherë kur duhet më shumë.

“Më shumë se një milion orë pune i dedikohen projektimit dhe zhvillimit të makinave tona për këtë vit, e një nga elementët që gjenden pas maskës është edhe njësia motorike, që është shumë më tepër sesa një motor i thjeshtë, e përbëhet nga 6 elementë. Këto përdoren nga pilotët dhe skuadra për një fundjavë optimale të garës”, thuhet në njoftimin e Mercedesit.

Në ndalesën e dytë të Botërorit, skuadrat u zhvendosën në Sakhir të Bahreinit, një pistë tradicionalisht e favorshme për Mercedesin, por që gjithsesi nuk e frenon ambicien e Ferrarit pas suksesit në Australi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here