MEMORANDUM BASHKËPUNIMI QEVERI – ODA E MEDIATORËVE, ZAEV: MEDIACIONI PJESË E RËNDËSISHME E MOZAIKUT GJITHPËRFSHIRËS

0

Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti i Odës së Mediatorëve të Maqedonisë së Veriut, Sllave Mlladenovski nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar gjatë ditës nga dy palët në Qeverinë e RMV-së. Pas nënshkrimit, kryeministri i vendit tha se memorandumi është një pjesë e rëndësishme e mozaikut gjithëpërfshirës dhe sistemit të strukturuar, për zgjidhjen e çështjeve të ngecura. Nga ana tjetër, president i odës së mediatorëve tha se mediacioni është pala e tretë e cila u ofron zgjidhje dy palëve për një problem.

“Në një sistem të tillë, vend të rëndësishëm zënë mediacioni si alternativë për zgjidhjen e çështjeve të caktuara si mundësi më e mirë për zgjidhjen e një problemi mes dy palëve, në procedurë gjyqësore të jashtëzakonshme”, deklaroi Zoran Zaev.

“Mediacioni realizohet me vetdëshirë, është jo formale, e besueshme, e shpejtë dhe e lirë për veprim. Mediatori u ndihmon dy palëve për të ardhur në përfundim të kënaqshëm për dy palët. E arritura më e madhe, përfundimtare e mediatorit është që të dy palët të jenë fitues”, tha mes tjerash Sllave Mlladenovski.