Melinda flet për eksperiencën në “American Idol”

0

“Jam krenare për veten time dhe është fakt që nuk duhet të heqësh kurrë dorë “

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi së fundmi ka thumbuar dy koleget e saj,  Rina Balajn dhe Taynën përmes një “Freestyle” të publikuar në rrjetin social Instagram si dhe në kanalin zyrtar të “Panda Music Ks” në Youtube, shkruan rtv21.tv

“Freestyle” mbanë emrin “Teta Gjyli”, me të cilin Melinda interpreton fjalë që i drejtohen dy artisteve, të cilat këndojnë të njëjtin zhanër muzikor me Melindën.

Ndërsa, përmes një postimi që ka bërë sot në rrjetin social Instagram, Melinda ka shkruar lidhur me eksperiencën në spektaklin  “American Idol” si dhe për fillimin e karrierës në vendlindje.

“E kam dashur muzikën gjithë jetën. Kur isha 16 vjeçare unë shkova në American Idol, nuk fitova dhe shkova përsëri 2 vjet më vonë dhe arrita deri në gjysmëfinale. Nuk kam fituar çmim, por nuk jam dorëzuar. Kam ardhur në atdheun tim për të bërë muzikën që ndjej. U rrëzova në skenë dhe u ngrita prapë lart dhe jam përballur me sfidat. Jam krenare për veten time, dhe është fakt që nuk duhet të heqësh kurrë dorë”, ka shkruar Melinda.

“Ami” është kënga e fundit e Melindës që është publikuar në janar të këtij viti dhe që deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media

.