Me propozim ligjin e ri PSP të ndjekë edhe kryetarin e shtetit

0

Ministria e drejtësisë ka publikuar projekt propozim-ligjin për Prokurorinë speciale publike në të cilat ndryshime në lidhje me kompetencat për veprat penale që mund të jenë lëndë e këtij institucioni në lidhje me vendimin aktual ligjor. Deri tani, Prokurori publik special ka qenë i autorizuar dhe kompetent që të hulumtojë dhe ndjekë veprat penale që kanë të bëjnë dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimit të realizuara mes periudhës 2008-2015.

Me vendimin e propozuar parashihet PSP të mund të hulumtojë dhe ndjekë veprat penale të realizuara edhe nga Kryetari i Maqedonisë, ambasadorët e emëruar dhe përfaqësuesit tjerë jashtë vendit dhe personat e emëruar nga Kryetari, funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në dhe nga Parlamenti, në dhe nga Qeveria, në gjykata, prokurori publike, Këshillin gjyqësor, Këshillin e prokurorëve publik dhe kryetarët e zgjedhur të komunave në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit.

Parashihet kompetencë që PSP të mund të ndjekë edhe vepra të kryera nga persona përgjegjës në partitë politike kundër zgjedhjeve dhe votimeve, si dhe nga sfera e mjedisit jetësor dhe natyrës, trashëgimisë kulturore dhe fenomeneve të rralla natyrore, financave publike, qarkullimin pagesor dhe ekonomisë, forcave të armatosura, detyrës zyrtare, dhënies së paautorizuar të informatave dhe të dhënave të dëshmitarëve dhe veprave të tjera nëse bëhen në lidhje me procedurat që i udhëheqë Prokuroria speciale publike.