“MË 30 SHTATOR FILLON NJË EPOKË E RE”, MARSH NËPËR RRUGËT E SHKUPIT “PËR MAQEDONINË EVROPIANE”

0

Dhjetëra autobusë sot i bllokuan rrugët e Shkupit. Me ata arritën përkrahësit e referendumit nga pothuajse të gjithë qytetet e Maqedonisë. Ata u takuan te godina e Kryqit të Kuq, ndërsa pika e fundit e marshit të koalicionit “Dil për Maqedoninë Evropiane” ishte zyra e BE-së. Një pjesë e përkrahësve të referendumit kaluan para Kuvendit ku me muaj të tërë janë vendosur tendat dhe shkrimet “Bojkotoj”. Pjesëmarrësit në marshin thanë se arsyeja kryesore për të cilën kanë ardhur këtu, janë të rinjtë.

“Ne kemi ardhur për fëmijët, djemtë si ju sikur ai që ju të keni një të ardhme më të mirë dhe shpresoj që e kemi fituar dhe mendoj që do të jemi në Bashkimin Evropian nuk ka kthim mbrapa”.

“Jemi këtu për Maqedoni më të mirë, do të votojmë për BE dhe NATO.

“Për referendumin që do të jetë me 30 dhe ne jemi për Maqedoni evropianë dhe për NATO”

Nga politikanët, para të pranishmëve foli kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Siç tha ai, 30 shtator do të jetë festë për të gjithë qytetarët, për shkak se fillon një epokë e re.

“Qytetarët e Maqedonisë, duhet ta shënojnë 30 shtatorin si ditë feste në kalendarin e tyre për arsye se ne si shoqëri dhe si shtet po hyjmë në një epokë të re. Në një epokë ku vlerat humane janë pikë referimi e të gjithave zhvillimeve si në planin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Këtyre ditëve patëm shumë mysafir të qendrave të ndryshme të vetëvendosjes dhe presim që edhe ditët në vijim të jemi në fokusin e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Talat Xhaferi Kryetar i Kuvendit.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator duhet të votojnë për Maqedoninë Evropiane.

“NATO dhe BE na bashkon të gjithëve këtë synim më në fund kemi mundësi ta kapim, dhe të jemi krenarë se kemi arritur sukses. Kur është gjithçka e qartë se politikanët dhe institucionet Qeveria dhe Kuvendit filluan të miratojnë vendime të drejta, pasi që u bë qartë se e kemi bashkuar shoqërinë tonë u bashkuam të gjithë me bukurit e diverzisteteve që i ka vetëm vendi ynë”, u shpreh Zoran Zaev Kryeministër.

Në krye të marshit ishte kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministrat Nikolla Dimitrov, Radmilla Sheqerinska dhe Oliver Spasovski, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Tubimi para selisë së Delegacionit të BE-së në Maqedoni filloi me intonacionin e himnit dhe të Odes së gëzimit.

Përgatiti: Afrim Jonuzi