MBROJTËSI SLLOVAK TE INTERI EDHE 5 VJET

0

Mbrojtësi sllovak nuk do të largohet nga zikaltërit

Interi ka nisur punën e krijimit të një skuadre të fortë për sezonin tjetër, që njëherësh do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit kanë arritur ta bindin mbrojtësin, Milan Skriniar për të rinovuar me ta edhe pse për sllovakun ka pasur interesim nga shumë skuadra të tjera.

Vazhdimi i kontratës deri në vitin 2023 do të shoqërohet edhe me një rritje page deri në 2.2 milionë euro, gjë që do ta bënte mes lojtarëve më të paguar të skuadrës zikaltër.

Skriniar iu bashkua Interit vitin e shkuar nga Sampdoria, ndërsa zikaltërit kanë refuzuar deri më tani oferta të majme nga Barcelona dhe Manchester City për futbollistin.